Kushtet për dorëzim

Dorëzimi bëhet në adresën e definuar nga Blerësi gjatë porosisë së kryer vetëm në territorin e R. së Maqedonisë vetëm personit në cilësinë e Blerësit (emri dhe mbiemri) apo personit të caktuar si pranues i dërgesës nga ana e Blerësit.

Marrja e dërgesës mund të bëhet vetëm nga ana e Blerësit (apo personit të caktuar për pranimin e dërgesës), duke treguar dokumentin e vlefshëm për identifikim personal.

Dorëzimi i dërgesës do të bëhet nëpërmjet kompanive Delko dhe Kargo Ekspres – partnerë për logjistikë të Teleshop DOOEL – Shkup, për këtë lloj dorëzimi.

Delko dhe Kargo – partnerë për logjistikë të Teleshop DOOEL për këtë lloj dërgesash ka për obligim ta kontaktojë Blerësin për t’u marrë vesh koha e saktë e dorëzimit, në afat prej 5 ditëve të punës, pas porosisë së bërë on-line.

Në rast se furnizuesi – person i autorizuar i partnerit për logjistikë i Teleshop DOOEL – Shkup për këtë lloj dërgesash nuk arrin ta gjejë Blerësin apo personin e caktuar për pranimin e dërgesës në adresën e paraqitur për dorëzim, do të lihet një informatë me shkrim deri te dërguesi për përpjekjen e bërë për dorëzim dhe informata për kontakt, ku Blerësi është i obliguar të paraqitet në afat prej 2 ditëve të punës, me qëllim që përsëri të merret vesh për terminin e dorëzimit të dërgesës në adresën e Blerësit.