KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR POROSI, PAGESË DHE BLERJE ON-LINE TË PRODUKTEVE NËPËRMJET UEB-FAQES SË TELESHOP DOOEL SHKUP DHE TË POLITIKËS SË PRIVATËSISË

1. HYRJE

Subjekti i këtyre Kushteve të Përgjithshme është caktimi i kushteve për porosi, pagesë dhe blerje on-line të produkteve nëpërmjet ueb-faqes së Teleshop DOOEL – Shkup, www.teleshop.mk.

Çdo shprehje në vijim ka këtë kuptim, sa i përket këtyre Kushteve të Përgjithshme për blerje on-line:

Vizitor i faqes është çdo person i cili me anë të mjeteve për komunikim elektronik hyn në ueb-faqen www.teleshop.mk dhe e shqyrton ofertën e prodhimeve të Teleshop DOOEL – Shkup.

Blerësi është personi fizik apo juridik i cili nëpërmjet ueb-faqes së Teleshop DOOEL – Shkup porosit dhe blen produkte nga oferta e Teleshop DOOEL – Shkup.

Për Vizitorin, gjegjësisht Blerësin, i cili hyn në marrëdhënie afariste me Teleshop DOOEL – Shkup vlejnë rregullat pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë nga fusha e komunikimeve elektronike, tregtisë elektronike, mbrojtja e të dhënave personale dhe mbrojtja e konsumatorëve, si dhe Kushtet e Përgjithshme për mënyrën e qasjes dhe shfrytëzimit, gjegjësisht blerjes së produkteve të Teleshop DOOEL – Shkup.

2. REGJISTRIMI I BLERËSIT

Blerësi i cili blen produkte nga oferta e Teleshop DOOEL – Shkup duhet të regjistrohet/paralajmërohet në ueb-faqen e Teleshop DOOEL – Shkup, që të mund të realizohet porosia on-line.

Shfrytëzuesi ka mundësi ta rregullojë si blerës on-line për të pasur kontroll të porosive të veta on-line apo të përmbajtjeve të tjera të personalizuara. Prandaj, është i mundësuar regjistrimi si blerës on-line me qëllim që të bëhet porosia e produkteve të caktuara nga oferta jonë.

Shfrytëzuesi, gjegjësisht blerësi, i regjistruar, me plotësimin e formularëve gjatë blerjes nga ueb-faqja www.teleshop.mk në tërësi e konfirmon saktësinë e të dhënave të cilat i plotëson në formular, duke përfshirë edhe të dhënat personale. Në çastin e bërjes së porosisë të produkteve të caktuara nga oferta, Blerësi pajtohet me këto Kushte të Përgjithshme për porosi, pagesë apo blerje on-line të produkteve nëpërmjet ueb-faqes së Teleshop DOOEL – Shkup.

3. KUSHTE PËR PAGESË

Pagesa e produkteve të Teleshop DOOEL – Shkup të blera nëpërmjet ueb-faqes www.teleshop.mk (në tekstin e mëtejmë: Produktet) mund të bëhet në njërën nga mënyrat në vijim:

  • Pagesë me kartë pagesore;
  • Pagesa e plotë gjatë dorëzimit në adresën shtëpiake;
  • Pagesë me transferim bankar (me fletëpagesë)

3.1. Pagesa me kartë pagesore

Pagesa elektronike me produktet e porositura është mundësuar nëpërmjet Stopanska Banka SHA Shkup, anëtare e NBG grupacionit, me të gjitha kartat e brendit MasterCard dhe VISA, të lëshuara nga cila do bankë në botë. Gjithashtu, produktet mund të paguhen edhe me karta pagesore të lëshuara nga bankat vendore në R. e Maqedonisë, të cilat përdoren për pagesë elektronike.

Gjatë pagesës me kartat pagesore, autorizimi bëhet automatikisht on-line. Pas autorizimit të bërë automatikisht, Shfrytëzuesi e pranon lajmërimin për pagesën e kryer me/pa sukses nëpërmjet postës elektronike.

3.2. Pagesa e plotë gjatë dorëzimit në adresën shtëpiake

Blerësi i produktit të porositur nëpërmjet ueb-faqes së Teleshop DOOEL – Shkup ia paguan shumën e plotë në dorë dorëzuesit gjatë dorëzimit të produktit në adresën e shtëpisë.

3.3. Pagesa me transferim bankar (me fletëpagesë)

Pagesa do të bëhet në llogarinë tonë të transaksionit. Gjatë pagesës domosdo shkruajeni edhe numrin e porosisë. Porosia juaj do të dërgohet sapo të realizohet pagesa në llogarinë tonë të transaksionit.

4. KUSHTET E DORËZIMIT

Dorëzimi bëhet në adresën e definuar nga ana e Blerësit gjatë kryerjes së porosisë vetëm në territorin e R. së Maqedonisë, vetëm personit në cilësi të Blerësit (emri dhe mbiemri) apo personit të caktuar si pranues i porosisë nga ana e Blerësit.

Pranimi mund të bëhet vetëm nga ana e Blerësit (apo personit të caktuar për pranimin e dërgesës) me paraqitjen e dokumentit të vlefshëm për identifikim personal.

Dorëzimi i dërgesës së porositur do të bëhet nëpërmjet kompanive shpërndarëse Delko dhe Kargo Ekspres – partnerë për logjistikë të Teleshop DOOEL – Shkup për këtë lloj dërgesash.

Delko dhe Kargo – partnerë për logjistikë të Teleshop DOOEL për këtë lloj dërgesash, ka për obligim ta kontaktojë Blerësin për t’u marrë vesh koha e saktë e dorëzimit në afat prej 5 ditëve të punës, pas bërjes së porosisë on-line.

Në rast se dorëzuesi – personi i autorizuar i partnerit për logjistikë i Teleshop DOOEL – Shkup për këtë lloj dërgese nuk arrin ta gjejë Blerësin apo personin e caktuar për pranimin e dërgesës në adresën e caktuar për dorëzim, do të lihet informata në letër deri te dërguesi për përpjekjen e bërë për dorëzim dhe informata për kontakt, ku Blerësi është i obliguar të paraqitet në afat prej 2 ditëve të punës, me qëllim që përsëri të merret vesh termini për dorëzimin e dërgesës në adresën e Blerësit.

5. PËRGJEGJËSIA E TELESHOP-it NË RAST TË KEQPËRDORIMIT, SHFRYTËZIMIT JOADEKUAT DHE I PAAUTORIZUAR I INSTRUMENTIT PËR PAGESË

Teleshop DOOEL – Shkup në tërësi distancohet nga çfarëdo përgjegjësie për dëmin të cilin mund t’i bëhet Blerësit dhe/ose personave të tretë, në rast se ai ka ndodhur si pasojë e shfrytëzimit joadekuat dhe të paautorizuar të kartës pagesore, gjegjësisht në rast se nga cilat do arsye ajo është keqpërdorur apo shfrytëzuar pa dijen dhe pajtueshmërinë e pronarit apo në rast se ajo është vjedhur. Në këto raste të përmendura, Teleshop DOOEL – Shkup nuk e ka për obligim të bëjë kthimin e mjeteve të paguara.

Teleshop DOOEL – Shkup nuk është përgjegjës për shpenzimet për trafikun e internetit të blerësit dhe nuk mban përgjegjësi për çfarëdo dëmi të shkaktuar i cili mund të jetë pasojë e ndërprerjes së lidhjes së internetit gjatë shfrytëzimit të shërbimeve elektronike gjatë blerjes on-line.

6. MBROJTJA DHE SIGURIA E TË DHËNAVE

Teleshop DOOEL – Shkup e merr obligimin ta mbrojë privatësinë e të dhënave, duke përfshirë edhe të dhënat personale të Blerësit nga ueb-faqja e Teleshop DOOEL – Shkup dhe dëshmon se me ato do të veprojë në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave dhe rregullave pozitive nga kjo fushë, të vlefshme në R. e Maqedonisë.

Rregullat themelore për mbledhjen, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e të dhënave të të gjithë vizitorëve të ueb-faqes së Teleshop DOOEL – Shkup, www.teleshop.mk, janë vendosur në Politika për privatësi, e cila është e publikuar në ueb-faqen e Teleshop DOOEL – Shkup, www.teleshop.mk. Në kuadër të kësaj Politike për privatësi caktohet se cilat të dhëna mblidhen gjatë vizitës dhe si shfrytëzohen ato.

Gjatë vizitës së ueb-faqes, Teleshop DOOEL – Shkup nuk bën mbledhje automatike të të dhënave personale, përveçse në rastet kur Blerësi me vullnetin e vet i jep këto informata. Për shembull, në rast se për shitblerjen e produkteve të caktuara, plotësimi i të dhënave personale është i obligueshëm, në rast të pjesëmarrjes në anketa, lojëra shpërblyese apo kërkesa për informata.

Parimet e paraqitura në Politikën për privatësi përdoren për mbrojtjen e të dhënave të të gjithë vizitorëve të ueb-faqes së Teleshop DOOEL – Shkup, duke përfshirë edhe Blerësit e produkteve dhe shërbimeve nga ueb-faqja e Teleshop DOOEL – Shkup. Politika e privatësisë nuk ka të bëjë me vizitorët e ueb-faqeve të tjera, deri te të cilat arrihet nëpërmjet ueb-faqes së Teleshop DOOEL – Shkup.

7. PAGESA ELEKTRONIKE

Pagesa bëhet në mënyrë elektronike, në kohë reale të kryerjes së transaksionit. Për sigurinë e transaksioneve të kryera nga ana e Blerësit garanton Banka. Pagesa elektronike me kartë pagesore bëhet me të dhëna të cilat për shkak të sigurisë gjatë komunikimit nëpërmjet internetit shifrohen me shfrytëzimin e protokollit të veçantë.

Gjatë kësaj, të dhënat lidhur me kartën pagesore të Blerësit apo llogarisë së tij bankare dërgohen drejtpërdrejt deri te banka, me lidhje të shifruar. Teleshop DOOEL – Shkup nuk i mbledh të dhënat e lartpërmendura dhe nuk ka qasje deri te informata lidhur me kartën pagesore apo llogarinë bankare.

Teleshop DOOEL – Shkup assesi nuk merr përsipër dëmin në rast të transaksionit të paautorizuar, gjegjësisht shfrytëzimin e paautorizuar të të dhënave personale të Blerësit gjatë realizimit të pagesës elektronike, sepse pagesa elektronike është në tërësi në kompetencat e Bankës.

8. KTHIMI DHE RIMBURSIMI

Pas dorëzimit të kryer, nuk ka mundësi të hiqet dorë nga produkti i blerë dhe të stornohet shuma e paguar, përveç në raste kur shfrytëzuesi ka të drejtë ta anulojë blerjen në bazë të dispozitave imperative të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Në rast se Blerësi përcaktohet për pagesën e produkteve me kartë pagesore, ekziston mundësia për ndërprerjen e lidhjes së internetit në çastin e pagesës. Në rast se kërkesa për pagesë është regjistruar nga ana e Teleshop DOOEL – Shkup, Blerësi do të pranojë postë elektronike në adresën e vet elektronike me raport për statusin e pagesës së kryer, gjegjësisht notifikim për atë se a është transaksioni i suksesshëm apo i pasuksesshëm.

Në rast se Blerësi pranon vërtetim nëpërmjet postës elektronike në adresën elektronike të paraqitur për pagesë të suksesshme dhe nuk e pranon produktin në afatin e paraparë, në atë rast Blerësi mund të bëjë ankesë në shitoren e Teleshop DOOEL – Shkup, në adresën contact@teleshop.mk apo në tel. 02 3131 900. Blerësi është i obliguar që bashkangjitur me ankesën të dorëzojë dëshmi për pagesën e vërtetuar dhe/ose dëshmi nga banka për transaksion të kryer.

Të gjitha reklamacioneve dhe ankesave, Teleshop DOOEL – Shkup do t’u përgjigjet në afatin e paraparë me ligj prej 15 ditëve.

9. TË TJERA

Produkti është i rezervuar për dorëzim pas arritjes së dëshmisë për pagesa nga ana e Blerësit.

Me vetë vendosjen e produkteve në shportë, s’do të thotë se është bërë rezervimi dhe se është mbyllur porosia. Në rast se porosia nuk mbyllet deri në fund, gjegjësisht përmbajtja e porosisë vazhdon të qëndrojë në shportë, ndërsa koha e mosaktivitetit të Vizitorit/Blerësit  në www.teleshop.mk është më e gjatë se 30 minuta, përmbajtja e shportës automatikisht do të fshihet.

Teleshop DOOEL – Shkup e ruan të drejtën që pa paralajmërim paraprak t’i ndryshojë këto Kushte të Përgjithshme, si dhe përmbajtjen në www.teleshop.mk, ndërsa versioni më i ri i Kushteve të Përgjithshme për porosi on-line, pagesa dhe blerja e produkteve nëpërmjet ueb-faqes Teleshop DOOEL – Shkup shfrytëzuesi do të mund t’i lexojë në ueb-faqen www.teleshop.mk. Ndryshimet e Kushteve të Përgjithshme hyjnë në fuqi me datën e publikimit të tyre.

10. POLITIKA E PRIVATËSISË

E drejta e privatësisë dhe mbrojtjes së të drejtave personale të shfrytëzuesve paraqet prioritet për Teleshop DOOEL – Shkup.

Teleshop DOOEL – Shkup i përkushton kujdes të madh mbrojtjes së të dhënave personale në të gjitha proceset e veta afariste, duke i zbatuar standardet e vendosura me rregulla për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë.

Me qëllim të promovimit të konceptit të vendosur për mbrojtjen e privatësisë së Teleshop DOOEL – Shkup dhe për ta qartësuar mënyrën në të cilën bëjmë përpunimin e të dhënave personale të vizitorëve, gjatë vizitës apo regjistrimit të tyre në faqen tonë të internetit, e hartuam këtë Politikë të Privatësisë.

Kjo Politikë e Privatësisë nuk ka të bëjë me vizitën Tuaj në faqe të tjera të internetit deri te të cilat keni qasje nëpërmjet faqes sonë të internetit.

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave Tuaja personale

Të dhënat tuaja personale i përpunojmë vetëm në rast se i jepni me vullnetin tuaj, nëpërmjet regjistrimit në faqet tona të internetit për shkak të shfrytëzimi të produkteve tona (p.sh. pagesë në llogari elektronike, porosi elektronike, anketa, lojëra shpërblyese), në pajtim me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë.

E theksojmë se gjatë pagesës elektronike, të dhënat lidhur me kartën pagesore Tuajën apo me llogarinë bankare dërgohen drejtpërdrejt deri te banka, nëpërmjet lidhjes së shifruar. Teleshop DOOEL – Shkup as i mbledh dhe as që ka qasje deri te këto të dhëna.

Politika e privatësisë

Për çfarë qëllimesh?

Të dhënat tuaja personale i përpunojmë me qëllim që t’ju mundësojmë shfrytëzimin on-line të produkteve tona.

Gjatë kësaj, të dhënat tuaja personale nuk do të përpunohen për asnjë qëllim tjetër, përveçse për qëllimin për të cilin janë marrë. Përpunimi i të dhënave Tuaja personale për qëllim tjetër mund të bëhet vetëm në bazë të pajtimit Tuaj paraprak.

A mund t’i ndajmë të dhënat Tuaja personale me persona të tjerë fizik apo juridik, organe dhe trupa?

Të gjithë të punësuarit në kompaninë tonë janë të obliguar t’i ruajnë të dhënat Tuaja personale dhe janë të trajnuar të sigurojnë fshehtësi dhe mbrojtjen e tyre edhe gjatë përdorimit të tyre.

Të dhënat tuaja personale nuk do të ndahen me persona të tjerë fizik apo juridik, organe shtetërore dhe trupa të tjerë, përveçse në raste të përcaktuara me ligj. 

Cilat janë të drejtat Tuaja?

Në rast se jeni regjistruar në faqen tonë të internetit, në bazë të kërkesës Suaj me shkrim, keni të drejtë:

  • të jeni të informuar se cilat të dhëna personale janë duke u përpunuar për Ju dhe cilat janë qëllimet dhe bazat juridike të përpunimit të të dhënave personale dhe/ose
  • të keni qasje deri te të dhënat Tuaja personale dhe
  • t’i plotësoni, ndryshoni, fshini apo të kërkoni përfundimin e përpunimit të tyre të mëtejmë.

Siguri dhe mbrojtje

Teleshop DOOEL – Shkup është i obliguar t’i ndërmarrë të gjitha masat teknike dhe organizative në fuqi për sigurimin e fshehtësisë dhe mbrojtjes gjatë përpunimit të të dhënave personale të cilat i ka në dispozicion, për shkak të pengimit të qasjes së paautorizuar, zbulimit të paautorizuar apo keqpërdorimit të tyre eventual.  

Ndryshimet e kësaj Politike për Privatësi

Teleshop DOOEL – Shkup e ruan të drejtën në çdo kohë ta ndryshojë apo ta plotësojë këtë Politikë për Privatësi. Për çdo ndryshim apo plotësim të saj do të vendoset lajmërim i dukshëm në këtë faqe interneti.

Kontakt

Në rast se dëshironi që të dhënat Tuaja të korrigjohen dhe të fshihen apo në rast se keni çfarëdo pyetje nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale, mund të na kontaktoni në këtë adresë elektronike:

contact@teleshop.mk

E theksojmë se adresa elektronike nga e cila do të na kontaktoni, si dhe të dhënat e tjera personale dhe përmbajtja e kërkesave dhe propozimeve Tuaja, nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër përveçse për t’iu përgjigjur kërkesës, pyetjes apo propozimit tuaj për ne.